Hapet gara për krijimin e logos së 80-vjetorit të Çlirimit
2024-03-12 15:21:39

Foto nga RTSH

Shqipëria kremton këtë vit 80-vjetorin e Çlirimit, një ngjarje e shënuar për mbarë vendin, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve që ranë heroikisht në emër të lirisë, shkruan “ATSH”.

Me këtë rast, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit fton qytetarët shqiptarë që kanë ide krijuese të japin kontributin e tyre artistik në krijimin e logos kombëtare.

Ajo do të jetë simbolikë përfaqësuese dhe do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të institucioneve qendrore shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Punimi i logos së 80-vjetorit të Çlirimit duhet të jetë shprehje artistike figurative, ose grafike.

Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 300.000 lekë. (Fatosi)