Presidenti ukrainas refuzon apelin e papa Françeskut për negociata me Rusinë
2024-03-12 11:06:53

Presidenti i Ukraines-papa Francesku (Foto Vaticannews)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ashpër apelin e papa Françeskut për negociata paqeje me Rusinë, shkruan “ATSH”.

“Kisha duhet të jetë mes njerëzve dhe jo dy mijë e gjysmë kilometra larg, diku, për të ndërmjetësuar virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë. Kur Rusia nisi këtë konflikt më 24 shkurt 2022, të gjithë ukrainasit u ngritën për të mbrojtur veten e tyre. Të krishterët, myslimanët, hebrenjtë, të gjithë”,- tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ai falënderoi çdo klerik ukrainas që po punon me forcat e mbrojtjes.

“Këta klerikë janë në vijën e parë të frontit, duke mbrojtur jetën dhe njerëzimin”,- tha Zelensky.

Papa Françesku shkaktoi një protestë pas thirrjeve për negociata paqeje me Rusinë, e cila në Ukrainë është kuptuar si një apel i njëanshëm vetëm për Ukrainën, nga disa të tjerë si thirrje për kapitullim.  (Fatosi)