Kina bën thirrje për përpjekje ndërkombëtare lidhur me armëpushimin në Gazë
2024-03-12 18:32:28

Një i dërguar kinez bëri thirrje të hënën për përpjekje ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë.

Foto:VCG

Geng Shuang, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB(Foto:VCG)

Konflikti aktual në Gazë ka zgjatur prej pesë muajsh, duke sjellë dëme të papërshkrueshme mbi gratë. Mbi 9 000 nëna e bija janë vrarë dhe qindra mijë gra janë zhvendosur, tha Geng Shuang, zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.

Të hënën filloi Ramazani, muaji i shenjtë për myslimanët. "Kina i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë menjëherë dhe të shtojë përpjekjet për të promovuar një armëpushim të menjëhershëm, për të ruajtur shpresën e banorëve të Gazës për të mbijetuar," theksoi ai në një konferencë të Këshillit të Sigurimit mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Përfaqësuesja e posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për dhunën seksuale të lidhur me konfliktin, Pramila Patten, drejtoi kohët e fundit një mision në Izrael, duke bërë një vizitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas raportit të misionit, ka baza të arsyeshme për të besuar që dhuna seksuale e lidhur me konfliktin ka ndodhur në disa pika periferike të Gazës gjatë sulmeve të 7 tetorit. Në lidhje me pengjet, thuhet se ka informacione të qarta dhe bindëse që disa kanë pësuar forma të ndryshme të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.

Ndërkohë, në raport vihet në dukje se ndalimi i burrave dhe grave palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar është shoqëruar me raste të supozuara të trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke cituar përmbajtjen e raportit, përfaqësuesi i palës kineze vuri në dukje se Kina dënon të gjitha format e dhunës seksuale ndaj grave në konfliktet e armatosura dhe nxit hetimet në kohë e gjithëpërfshirëse, mbajtjen përgjegjësi prej autorëve dhe drejtësinë e dinjitetin për viktimat.   (Zhang Yan/Artan)