DPSHTRR: Mbi 13 mijë mjete u regjistruan për herë të parë në janar-shkurt
2024-03-12 12:47:13

Foto nga Oranews

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se në dy muajt e parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 13.597 mjete, ose 51% më shumë krahasuar me 2-mujorin e vitit 2023, njofton “ATSH”.

Sipas DPSHTRR-së, rreth 84% të totalit të tyre e përbëjnë autoveturat, ose 70% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Shtetet kryesore të origjinës janë Gjermania me 20.2%, Italia me 19.6%, Republika e Koresë me 14.3%, Zvicra me 9.6%, Kina me 6.2% dhe SHBA-ja me 5.5%.

Flota e automjeteve në Shqipëri është rinovuar me 1860 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite.

Gjatë kësaj periudhe rezultojnë 1209 mjete të çregjistruara në mënyrë të përhershme, me moshë mesatare mbi 22-vjeçare. (Fatosi)