Presidenti serb: Zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 qershor
2024-03-12 11:54:11

Foto Rtsh

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se zgjedhjet në Beograd do të mbahen më 2 qershor.

Ai e theksoi si të rëndësishme respektimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Presidenti serb pretendoi gjithashtu se nuk ka pasur asnjë presion nga jashtë për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në Beograd, njofton “RTSH”.

“Të gjitha zgjedhjet do të mbahen brenda afatit ligjor dhe kushtetues. Mendoj se është ende e rëndësishme që ne të kemi zgjedhje që të gjithë do të pranojnë rezultatit”,- tha Vuçiç.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të zbatojë me rigorozitet ligjin për ndryshimin e qendrave të votimit deri në formimin përfundimtar të listës zgjedhore. (Fatosi)