Palestinezët shënojnë Ramazanin, ndërsa luftës nuk i duket fundi
2024-03-12 16:54:31

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Palestinezët po shënojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa Izraeli njoftoi të hënën se kishte kryer sulme në të gjithë Rripin e Gazës. 

Ramazani filloi ndërsa bisedimet e armëpushimit janë të bllokuara, uria po përkeqësohet në të gjithë Rripin e Gazës dhe nuk ka shenja se luftës pesë mujore Izrael-Hamas po i vjen fundi. 

Operacionet izraelite vazhdojnë pasi javë të tëra negociatash me angazhimin e Egjiptit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit për të siguruar një armëpushim të ri midis Izraelit dhe grupit militant Hamas përpara Ramazanit, nuk arritën rezultat. Marrëveshja do të përfshinte lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët në Gaza dhe lirimin nga Izraeli të një numri të burgosurish palestinezë. 

Negociatorët e Hamasit thanë kur u larguan nga Kajro javën e kaluar se negociatat e armëpushimit do të rifillonin këtë javë. Ushtria izraelite tha se operacionet e saj përfshijnë sulme ajrore dhe tokësore në Khan Younis dhe zona të tjera të Gazës jugore, si dhe në Gazën qendrore.