Rusia prodhon tre herë më shumë predha artilerie se SHBA-ja dhe Europa
2024-03-12 15:35:22

Foto nga VCG

Rusia duket në rrugën e duhur për të prodhuar gati tre herë më shumë municione artilerie sesa SHBA-ja dhe Europa, një avantazh kyç përpara asaj që pritet të jetë një tjetër ofensivë ruse në Ukrainë këtë vit, shkruan “ATSH”.

“Rusia po prodhon rreth 250.000 municione artilerie në muaj, ose rreth 3 milionë në vit”,- vlerësohet nga Shërbimi Sekret i NATO-s.

“Së bashku, SHBA-ja dhe Europa kanë kapacitet për të gjeneruar vetëm rreth 1.2 milionë municione në vit për t’i dërguar në Ukrainë”, tha një zyrtar i lartë i Shërbimit Sekret europian.

Ushtria amerikane vendosi një synim për të prodhuar 100.000 fishekë artilerie në muaj deri në fund të 2025-s, më pak se gjysma e prodhimit mujor rus, dhe madje ky numër tani është i paarritshëm me 60 miliardë dollarë fonde për Ukrainën të bllokuara nga Kongresi.

“Ajo në të cilën jemi tani është një luftë prodhimi. Rezultati në Ukrainë varet nga mënyra se si secila palë është e pajisur për të zhvilluar këtë luftë”,- tha një zyrtar i lartë i NATO-s.

Zyrtarët thanë se Rusia aktualisht po gjuan rreth 10.000 predha në ditë, krahasuar me 2000 në ditë nga pala ukrainase.

Mungesa e municioneve vjen ndoshta në momentin më të rrezikshëm për përpjekjet e Ukrainës që nga nisja e konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.

Fondet e SHBA-së për armatosjen e Ukrainës kanë mbaruar dhe opozita republikane në Kongres ka bllokuar ndihmën e planifikuar. (Fatosi)