“Oppenheimer” triumfon në “Oscars”
2024-03-12 15:53:04

Foto nga VCG

“Oppenheimer” triumfoi në edicionin e 96-të të “Oscar”-it, me plot shtatë çmime, duke përfshirë “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë” për Cillian Murphy, shkruan “Panorama”.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu çmimet “Aktori më i mirë dytësor” për Robert Downey Jr, si dhe “Regjisori më i mirë” për Christopher Nolan.

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, film i cili fitoi edhe për dizajnin më të mirë të produksionit, make-up-in dhe kostumografinë.

Çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkoi yllit të “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph.

Ukraina fitoi Oscar-in e parë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, ndërsa Britania e Madhe fitoi çmimin “Filmi më i mirë ndërkombëtar” për “The Zone of Interest”. (Fatosi)