Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë shqiptarë për Ramazanin
2024-03-12 10:48:40

Ramazani (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë që kanë nisur muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke thënë që ky muaj të shërbejë për unitetin dhe përkushtimin ndaj tjetrit.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis për besimtarët myslimanë. Sjelltë ky muaj i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime”-, shkroi shefi i qeverisë shqiptare në një postim në rrjetet sociale, citon “RTSH”.

Kryeministri Rama uron gjithashtu që kjo ngjarje vjetore të ushqejë shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e vendit që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. (Fatosi)