Moti i keq detyron ndalimin e lundrimit në gjirin e Durrësit
2024-03-12 11:37:12

Durresi (Foto Tpz.al)

Gjiri i Durrësit vijon të jetë i ndikuar nga kushte hidrometeorologjike të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut dhe era e fortë, që ka variuar nga 24-45 m/s, ka bërë që mbrëmjen e së dielës mos të kishte lundrim të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, shkruan “ATSH”.

Autoritetet detare kanë marrë masat për sigurimin e mjeteve lundruese që ndodheshin të ankoruara në kalatat e portuale, për shmangien nga çdo dëmtim.

Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se pritet përmirësim i kushteve të motit dhe rikthimin gradual në normalitet edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. (Fatosi)