Kryeministri Rama: Zhvillimi i Shkodrës do të ndihmojë gjithë veriun
2024-03-12 11:39:50

Kryeministri dhe kreu i PS-se Edi Rama (Foto Dritare.net)

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, shprehu besimin se zhvillimi i Shkodrës do të sjellë zhvillimin e gjithë veriut të vendit, shkruan “ATSH”.

“Shkodra mund të bëhet modeli i një transformimi pozitiv dhe lokomotiva që do të tërheqë gjithë veriun me vete”,- deklaroi Rama gjatë një aktiviteti partiak.

Ai premtoi se do të investohet për të sjellë turistët në veri, duke shprehur besimin se mali do të ketë më shumë fitime se plazhi.

Kryeministri Rama bëri të ditur se vijon pa ndërprerje ndërtimi i rrugëve në të gjithë vendin. (Fatosi)