Shqipëria përgatitet për muajin e shenjtë të Ramazanit
2024-03-11 11:41:24

Foto Dosja.al

Besimtarët myslimanë shqiptarë po përgatiten të nisin të martën muajin e shenjtë të Ramazanit. 

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, uroi besimtarët dhe deklaroi se Ramazani është një mundësi që Zoti na ka dhuruar për të pastruar trupin dhe shpirtin, shkruan “Panorama”.

Sipas tij, Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit.

Spahiu tha se gjatë Ramazanit besimtarët duhet të jenë më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Po ashtu, ai u lut për paqe në çdo vend ku ka konflikte.  (Fatosi)