Armenia po shqyrton mundësinë e aplikimit për anëtarësim në BE
2024-03-11 11:35:44

Foto nga VCG

Armenia po shqyrton mundësinë që të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri i Jashtëm, Ararat Mirzoyan, njofton “RTSH”.

Armenia po synon të krijojë raporte më të ngushta të Perëndimit pas tensioneve me Rusinë.

“Këto ditë po diskutohen shumë mundësi të reja në Armeni dhe nuk do të jetë sekret nëse them se në to përfshihet edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Mirzoyan gjatë një interviste për televizionin turk, “TRT World”, në kuadër të një forumi diplomatik në qytetin turk të Antalisë.

Q kur erdhi në pushtet më 2018-n, kryeministri armen, Nikol Pashinian, ka thelluar raportet e Armenisë me Evropën dhe SHBA-në dhe vazhdimisht ka zemëruar aleaten tradicionale, Rusinë. (Fatosi)