Kreu i “DHL Express”: Kina ofron mundësi të panumërta
2024-03-11 11:54:29

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Nuk kanë fund mundësitë dhe inovacioni në Kinë, deklaroi John Pearson, drejtori ekzekutiv global i “DHL Express”, në një intervistë për “Xinhua”.

Disa nga kompanitë e mëdha kineze të tregtisë elektronike që janë bërë klientë të DHL-së mund të kenë nxitur pjesën e tregut global të kompanisë, tha Pearson, duke shtuar se kontributet e biznesit të saj në Kinë gjatë një harku prej tre vjetësh janë të jashtëzakonshme.

Si një nga kompanitë kryesore të logjistikës në botë, DHL-ja kishte 43 për qind të tregut global në vitin 2021, sipas një sondazhi të publikuar nga grupi. Kompania e zgjeroi me sukses pjesën e saj të tregut global në 47 për qind aktualisht, falë kryesisht biznesit të saj të lulëzuar të tregtisë elektronike në Kinë.

Një flotë e përbërë nga tetë kamionë me hidrogjen të operuar nga DHL-ja në Kinë, largësia totale e funksionimit të të cilave arrin deri në 20.000 km, mund të zvogëlojë emetimet e CO2-shit me 170 tonë në vit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas tij, ishte hapja e Kinës që tërhoqi kompani si DHL-ja në tregun e saj dhe se DHL-ja gëzon një partneritet shumë të mirë me partnerët kinezë dhe rritet së bashku me ta.

“Ne e mirëpresim hapjen sepse ajo drejton tregtinë”,- tha ai.