Segmenti Thumanë-Kashar gati më 30 qershor
2024-03-11 10:19:30

Foto nga RTSH

Kryeministri Edi Rama deklaroi se aksi rrugor Thumanë-Kashar, që është pjesë e Korridorit Blu, do të përfundojë në qershor të këtij viti. Në disa segmente ka nisur asfaltimi, shkruan “RTSH”.

Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore. Ai është rreth 21 km, ndërkohë që po ndërtohen edhe rrugët paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë me pagesë ose rrugët paralele pa pagesë.

Aksi Thumanë-Kashar është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun e Shqipërisë. Në këtë segment janë ndërtuar një sërë veprash të tjera, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët. (Fatosi)