Shkurtohet kohëzgjatja e procedurave për azil në Gjermani, por rritet numri i aplikimeve
2024-03-11 11:57:05

Foto nga ATSH

Foto nga Panorama

Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve, shkruan “Panorama”.

Sipas të dhënave të qeverisë, të prezantuara gjatë seancave parlamentare, aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023-shin, krahasuar me 7.6 muaj në vitin 2022.

Qeveria gjermane njoftoi se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023.

Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit.