Bregdeti i Lezhës pritet të certifikohet nga BE-ja për pastërtinë e ujit
2024-03-11 10:20:36

Foto nga Albinfo

Bregdeti i Lezhës pritet të çertifikohet së shpejti nga Bashkimi Evropian me “Blue Flag”, flamuri blu që vendoset në ato plazhe me ujë të pastër e që ofrojnë siguri për pushuesit, njofton “RTSH”.

Lajmi vjen nga autoritetet e larta lokale të Bashkisë së Lezhës, e cila ka përmbushur disa prej kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në këtë mënyrë Shqipëria do të përfaqësohet përmes Lezhës me flamurin blu.

Bashkia e Lezhës së bashku me disa qytete të Italisë dhe Malit të Zi është bërë pjesë e projektit të Bashkimit Evropian, nëntorin e vitit 2023. (Fatosi)