Kryediplomati polak: Prania e trupave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme
2024-03-11 11:59:30

Foto nga ATSH

Foto nga ATSH

“Prania e forcave të NATO-s nuk është e paimagjinueshme. E vlerësoj presidentin francez Emmanuel Macron i cili nuk e përjashtoi këtë ide”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, gjatë një diskutimi në parlamentin polak me rastin e 25-vjetorit të pranimit të Polonisë në NATO, shkruan “ATSH”.

Kongresi amerikan ka pezulluar ndihmën që Ukraina thotë se është e rëndësishme për të, duke ushtruar më shumë presion mbi Evropën për t’iu përgjigjur konfliktit.

Muajin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk mund të përjashtohej mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, një deklaratë që theu një tabu midis aleatëve dhe nxiti një zemërim mes udhëheqësve të tjerë.

Rusia ka paralajmëruar se nëse NATO dërgon trupa luftarake, një konflikt i drejtpërdrejtë midis aleancës dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm.