Kryeministri Rama: Shëngjin-Velipojë, një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut
2024-03-11 11:26:07

Foto nga Atsh

Foto nga ATSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, zonë e rëndësishme turistike në veriperëndim të Shqipërisë, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Rama vlerëson se kjo rrugë do të jetë së shpejti një nga rrugët turistike më spektakolare të Mesdheut falë peizazheve mahnitëse.

Ai e cilësoi një investim kyç për çlirimin e mëtejshëm të potencialit fantastik të turizmit në veriun e vendit.

“Puna po vijon pa u ndalur për ta bërë të kalueshme qysh në sezonin e ardhshëm veror, pas kapërcimit të një fragmenti të vështirë gjeologjik”,- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.