Nigeri, rrëmbehen qindra nxënës në ambientet e shkollës
2024-03-10 15:45:19

foto nga VCG

foto nga VCG

Qindra nxënës janë rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kurigas, Nigeri. Ata ishin jashtë shkollë në momentin kur dhjetëra motoristë të armatosur u afruan pranë, treguan dëshmitarët sipas zyrtarëve lokalë, raporton “BBC”, citon “Panorama”.

Nxënësit janë të moshës 8-15 vjeç. Bashkë me ta raportohet se është rrëmbyer edhe një mësues.

Grupet bandite të rrëmbimit të personave kanë kapur qindra njerëz në vitet e fundit, veçanërisht në veriperëndim të vendit.

Rrëmbimi është konfirmuar nga Uba Sani, guvernator i shtetit Kaduna, ku përfshihet Kuriga. (Irma)