Shqipëri-BE, takim për përputhjen e politikës së jashtme dhe politikës së vizave
2024-03-10 16:43:24

Takimi me BE-ne per vizat (Foto Atsh)

Takimi me BE-ne per vizat (Foto Atsh)

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, zhvilloi një takim me delegacionin nga Komisioni Evropian (DG Home dhe DG Near), përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së, Frontex, Europol, Agjencia Evropiane për Azilin (EUAA), dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Në qendër të takimit ishte përputhja e politikës së jashtme dhe politikës së vizave, shkruan “ATSH”.

“Ndërsa vazhdojmë të punojmë fort dhe të adresojmë të gjitha sfidat në këtë fushë, Shqipëria mbetet e përkushtuar drejt angazhimit për rrugën drejt BE-së”,- deklaroi zv.ministrja Fino në një postim në rrjetet sociale. (Irma)