Sekretari amerikan i Mbrojtjes pranon se ka fituar nga lufta
2024-03-10 15:03:31

foto nga VCG

foto nga VCG

Nuk është sekret për botën se Shtetet e Bashkuara kanë arritur "fitime të mëdha lufte" për një kohë të gjatë. Ndërsa konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të përshkallëzohet, politikanët amerikanë që flasin për "paqe" dhe "demokraci" nuk mund të mos e pranojnë këtë. 

Së fundmi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë edhe "gjëra të mira" për ekonominë amerikane. Armët e dërguara në Ukrainë nga ShBA-ja janë prodhuar nga punëtorë amerikanë. Këto investime kanë zgjeruar shkallën e objekteve të ShBA-së dhe kanë krijuar mundësi punësimi për punëtorët amerikanë. Ai nuk e fshehu faktin se mbështetja e ShBA-së i lejoi ukrainasit të mbeten në konflikt, duke sjellë përfitime për ekonominë amerikane.

Konflikti Rusi-Ukrainë është më seriozi lokal evropian pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ka dëmtuar rëndë vendet e përfshira dhe Evropën, por e ka bërë ShBA-në si fituesen më të madhe, duke përfshirë tregtarët e armëve, energjisë dhe ata të produkteve bujqësore. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Pas nisjes së konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, ShBA-ja vazhdoi të rriste ndihmën e saj për Ukrainën, duke vendosur një rekord të ri për ndihmën e palës amerikane për vendet e tjera që nga Lufta e Dytë Botërore. Mes tyre, më e madhja është natyrisht ndihma ushtarake. Sigurisht, kjo nuk është një “drekë falas”. Këto shpenzime të ndihmës ushtarake duhet të përdoren kryesisht për blerjen e produkteve të armëve të prodhuara në ShBA.

Ditët e fundit, uebsajti i gazetës “Wall Street Journal” raportoi se Senati i ShBA-së votoi në shkurt për të miratuar një "ligj të ndihmës së huaj" me vlerë rreth 95 miliardë dollarë, duke përfshirë rreth 60 miliardë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Sipas zyrtarëve të qeverisë amerikane, 64% e kësaj shume do të kthehet në industrinë ushtarake amerikane, duke promovuar rindërtimin e bazës industriale të mbrojtjes amerikane dhe duke ofruar mbështetje për punësim në 40 shtete të ShBA-së.

foto nga VCG

foto nga VCG

Fitimi nga lufta është pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme, por Sekretari amerikan i Mbrojtjes është mjaft i kënaqur me to. Kjo i lejon botës të shohë qartë se sa mbizotëruese janë Shtetet e Bashkuara për ta bërë botën të paguajë për interesat e veta egoiste. 

Kjo lloj sjelljeje gjakftohtë dhe veprimet hegjemoniste duan vigjilencë të lartë në mbarë botën. Vetëm forca për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare mund të sigurojë kontroll ndaj ShBA-së, ndërsa paqja dhe zhvillimi i botës të jenë më të garantuara. (Fang Xiaoyu/Laçi)