Francë-Moldavi, nënshkruhet marrëveshja në fushën e mbrojtjes
2024-03-10 15:27:08

foto nga VCG

foto nga VCG

Franca dhe Moldania nënshkruan një marrëveshje në fushën e mbrojtjes.

Presidenti Emmanuel Macron, shoqëruar dhe nga homologia moldave, Maia Sandu, deklaroi se Franca do t’i ofrojë mbështetje Moldavisë, që vendi të forcojë sovranitetin dhe sigurinë, shkruan “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Pasojat e konfliktit rus të Ukrainës, fqinjit lindor të Moldavisë, vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin evropian”,- deklaroi Macron.

Ai vuri në dukje se dronët dhe raketat ruse kishin shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në një deklaratë të përbashkët, Franca dhe Moldavia i bënë thirrje Rusisë të tërheqë Forcat e Armatosura të vendosura ilegalisht në territorin moldav.

Në rajonin separatist separatist të Transnistrisë, i cili kufizohet me Ukrainën, një kongres përfaqësuesish bëri thirrje në fund të shkurtit për mbrojtje nga Rusia. (Irma)