Kanadaja njofton rifillimin e financimit të UNRWA-së
2024-03-10 15:33:48

foto nga VCG

foto nga VCG

Kanadaja njoftoi se do të rifillojë financimin e UNRWA-së, agjencisë së ndihmës së OKB-së në territoret palestineze, e akuzuar se strehon luftëtarët e Hamasit.

“Qeveria kanadeze synon të bëjë një pagesë të planifikuar prej 25 milionë dollarësh kanadeze (19 milionë dollarë amerikanë) dhe të sigurojë fonde shtesë”,- njoftoi transmetuesi publik kombëtar “CBC”, citon “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG


Duke cituar një burim qeveritar, ai tha se zyrtarët kanadezë kishin marrë një raport të përkohshëm nga OKB-ja që shqyrtonte pretendimet se stafi i UNRWA-së kishte marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Bazuar në atë informacion, qeveria kanadeze ishte e qetë për rifillimin e financimit”,- tha burimi.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kanadaja iu bashkua disa kontribuesve të tjerë të mëdhenj të OKB-së, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë, në pezullimin e fondit për UNRWA-n, pasi Izraeli zbuloi informacionin në janar se dhjetëra punonjës të UNRWA-s kishin marrë pjesë në sulme.

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, premtoi një hetim të plotë. 

UNRWA-ja i dha fund bashkëpunimit me disa punonjës. (Irma)