Kujdesi parësor shëndetësor në banesë synohet të shtrihet në të gjithë vendin
2024-03-10 15:59:34

foto nga Atsh

foto nga Atsh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se pas 31 qendrave shëndetësore ku ofrohet shërbim në banesë për të pamundurit, invalidët apo të moshuarit, po punohet për ta shtrirë këtë shërbim në të gjitha qendrat shëndetësore në vend, shkruan “ATSH”.

Ministrja Koçiu postoi një video në rrjetet sociale, ku një mjeke konsultore për fëmijët deklaron se vizita në shtëpi për të ndjekur shëndetin e nënës dhe fëmijës është një rutinë që bëhet për të ndjekur ecurinë e fëmijës në vazhdim, por edhe të nënë pas lindjes.

“Ne shikojmë edhe nënën, sepse ana psikologjike e saj është shumë e rëndësishme, pasi ka raste të sindromave të pas lindjes, që kërkojnë shumë kujdes për t’u ndjekur”,- deklaroi mjekja.

Mjekja shprehet se nëna dhe fëmija ndiqen në vijimësi edhe nga infermieri i konsultorit. (Irma)