Von der Leyen: BE, SHBA, EBA nisin misionin humanitar në Gaza
2024-03-10 15:29:10

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Europian, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbështetur edhe nga partnerë të tjerë të rëndësishëm, nisën një korridor detar për të ofruar ndihmën humanitare shumë të nevojshme për popullin e Gazës, shkruan “ATSH”.

“Jemi shumë afër hapjes së korridorit detar midis Qipros dhe Gazës”,- deklaroi von der Leyen, nga Qiproja.

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Ajo pohoi se operacioni i parë pilot, në bashkëpunim me SHBA-në dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, konsiston në nisjen e një anijeje nga porti qipriot i Larnakës për të dërguar ndihmën e parë në Gaza dhe për të testuar korridorin.  (Irma)