Në liqenin e Shkodrës pritet të hidhen gati 3 mijë ekzemplarë të peshkut blin
2024-03-10 16:32:59

Liqeni i Shkodres (Foto Rtsh)

Liqeni i Shkodres (Foto Rtsh)

Gjuetia e paligjshme, ndotja e liqenit si dhe disa faktorë të tjerë kanë bërë që disa lloje peshqish mos të ekzistojnë më në liqenin e Shkodrës. Një prej tyre është blini, shkruan “RTSH”.

Drejtuesi i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit, Arjan Çinari, deklaroi se po punohet në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë për hedhjen e rreth 3 mijë ekzemplarëve të këtij peshku në liqenin e Shkodrës.

Në fillimin e viteve ’90, zona ku blini jetonte filloi të tkurrej gjithnjë e më shumë, derisa para 10 viteve u arrit në konstatimin se nuk ka mbetur më asnjë ekzemplar peshku të tillë në liqenin e Shkodrës. Sipas ekspertëve, ky shkatërrim i ekosistemit ka ardhur si pasojë e gjuetisë pa kriter, përdorimit të dinamitit dhe në veçanti të korrentit. (Irma)