Politika shqiptare shpreh urime me rastin e 8 Marsit
2024-03-09 10:59:56

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri Edi Rama shpërndau lule për gratë, duke i cilësuar ato gra të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë, shkruan “RTSH”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përmes një videomesazhi, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, deklaroi se rritja e përfaqësimit të grave ka qenë dhe mbetet fokusi i qeverisë shqiptare.

“Ne mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave, sepse gratë dhe vajzat janë Shqipëria; sepse rritja e përfaqësimit të tyre ka qenë dhe mbetet fokusi i qeverisë shqiptare; sepse Shqipëria beson te të drejtat e grave e vajzave dhe mundësitë e barabarta; sepse eksperienca ka treguar se sa më shumë hapësira e mundësi të krijohen për to, aq më e drejtë e më e mirë do të jetë shoqëria”,- deklaroi ministri tha Hasani.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

Përmes një videoje ku shfaqen vajza që inkurajojnë njëra-tjetrën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkroi në rrjetet sociale se 8 Marsi është një ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, gëzimin dhe dashurinë e grave, duke i cilësuar heroina. (Irma)