OKB-ja zhvilloi në Paris forumin për dekarbonizimin në sektorin e ndërtimit
2024-03-09 11:16:33

foto nga VCG

foto nga VCG

Franca dhe Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara organizuan në Paris një konferencë dyditore për gjetjen e mënyrave se si të reduktohen emetimet e karbonit në sektorin e ndërtimit.

Pothuajse 2000 zyrtarë qeveritarë, diplomatë, përfaqësues të industrisë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga 50 shtete të botës u mblodhën në Paris për Forumin Global të Ndërtesave dhe Klimës, shkruan “RTSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ministria e Tranzcionit Ekologjik e Francës bëri të ditur se po rriten emetimet e gazeve serrë të sektorit botëror të ndërtimit, duke theksuar se ky sektor nuk është në rrugën e duhur që të dekarbonizohet deri në vitin 2050.

“Prandaj është e rëndësishme që të rimendohen mënyrat e ndërtimit për t’u siguruar që të respektohen politikat kombëtare të klimës dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën”,- thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

foto nga VCG

foto nga VCG

OKB-ja bëri të ditur se bota duhet të arrijë emetimet zero neto deri më 2050-n, në mënyrë që të përmbushet plani ambicioz i Marrëveshjes së Parisit që ngrohja globale të kufizohet në 1.5 gradë Celsius. (Irma)