Parlamenti i Malit të Zi miratoi marrëveshjen me Shqipërinë për projektin e urës mbi lumin Bunë
2024-03-09 11:20:54

Ura mbi lumin Bune (Foto nga Rtsh)

Ura mbi lumin Bune (Foto nga Rtsh)

Parlamenti i Malit të Zi miratoi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës se re mbi lumin Bunë.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Ky projekt do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe do të bashkëfinancohet nga të dy shtetet fqinje, shkruan “RTSH”.

Projekti u prezantua nga ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në qershor 2022.

Brenda dhe jashtë Parlamentit malaze pati protesta, që i paraprinë miratimit të kësaj marrëveshjeje, të cilat kishin të bënin me kërkesën e opozitës dhe mbështetësve të saj për largimin nga detyra të kryeparlamentarit. (Irma)