Ukraina urdhëroi evakuimin e detyrueshëm nga 57 vendbanime në rajonin e Kharkiv
2024-03-09 16:05:51

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

Autoritetet ukrainase do të fillojnë një evakuim të detyrueshëm nga 57 vendbanime në rajonin lindor të Kharkiv, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Synegubov. 

“Ne vendosëm të kryejmë evakuimin e detyrueshëm të banorëve të 57 vendbanimeve”,- shkroi Synegubov në “Telegram”, pas një takimi të Këshillit rajonal të Mbrojtjes, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Përveç kësaj, fëmijët së bashku me prindërit ose kujdestarët e tyre ligjorë do të evakuohen me forcë nga 18 vendbanime në rrethet Veliky Burluk dhe Olkhovatsky, tha Synegubov. 

Ai theksoi se autoritetet rajonale do të bashkëpunojnë me Policinë Kombëtare dhe vullnetarët për të kryer evakuimin. (Irma)