Negociata PS-Rithemelimi për kthimin e normalitetit në Kuvendin e Shqipërisë
2024-03-09 11:17:56

Kuvendi i Shqiperise (Foto nga Rtsh)

Kuvendi i Shqiperise (Foto nga Rtsh)

Partia Socialiste dhe opozita e Rithemelimit kanë nisur bisedimet në distancë për të rikthyer Parlamentin e Shqipërisë në funksione politike të plota. 

Burime pranë grupeve parlamentare konfirmuan për “RTSH”-në se ka një afrim të kujdesshëm të socialistëve që janë të interesuar për një jetë paqësore të Kuvendit pas 5 muaj bllokimi të vazhdueshëm.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i bëri thirrje opozitës që të ulen në bisedime, pasi, sipas saj, ka ardhur koha që të gjendet gjuha e përbashkët.

Ndërsa Gazment Bardhi deklaroi se kjo pjesë e PD-së është e gatshme të rikthehet në Parlament me funksione të plota, nëse PS-ja garanton plotësimin e kushteve të opozitës për hetim parlamentar dhe për balanca në Komisionin e Reformës. (Irma)