Turistët turq në Shqipëri patën një rritje prej 110% në vitin 2023
2024-03-09 11:22:58

Ministrja Kumbaro (Foto nga Rtsh)

Ministrja Kumbaro (Foto nga Rtsh)

Rritja me 110% e vizitorëve nga Turqia ishin surpriza e sezonit turistik 2023, një trend që vijon edhe gjatë këtij viti, ku vetëm për muajin pati mbi 11.000 vizitorë turq.

Deklarata u bë nga ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, shkruan “RTSH”.

Takimi u zhvillua gjatë pjesëmarrjes në panairin e turizmit “ITB” në Berlin.

Sipas ministres Kumbaro, Shqipëria ka shumë për të mësuar nga përvoja e Turqisë në drejtim të shërbimeve dhe standardeve në turizëm dhe jo vetëm. (Irma)