Presidenti ukrainas urdhëron çmobilizimin e rekrutëve
2024-03-09 15:52:59

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dekret për shkarkimin e rekrutëve nga shërbimi i detyrueshëm bazë ushtarak, shkruan “Xinhua”.

Ushtarët e rekrutuar, të cilëve iu zgjat mandati për shkak të gjendjes ushtarake, do të transferohen në rezervën ushtarake të vendit në prill dhe maj, sipas dekretit të publikuar në faqen e Presidentit. 

foto nga VCG

foto nga VCG

“Me kërkesë të komandës ushtarake duhen disa javë për procedurat përgatitore, për zëvendësimin e njerëzve për sa i përket detyrave të mbrojtjes, dhe nga prilli, rekrutët do të dërgohen në rezervë”,- tha Zelensky në “Telegram”. 

Presidenti ukrainas theksoi se disa rekrutë tashmë kanë nënshkruar një kontratë për të shërbyer në forcat e mbrojtjes. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas legjislacionit aktual, burrat ukrainas të moshës nga 18 deri në 27 vjeç, të cilët u thirrën për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nuk kanë marrë pjesë në konfliktin me Rusinë. 

Këtë muaj, Parlamenti ukrainas pritet të votojë një projektligj të ri mobilizimi. Parlamenti ukrainas vendosi ligjin ushtarak pas nisjes së konfliktit me Rusinë më 24 shkurt 2022 dhe e zgjati atë disa herë që atëherë. (Irma)