ERE merr pjesë në takimin për ecurinë e integrimit të makinave elektrike, në Rumani
2024-03-09 16:08:09

foto nga VCG

ERE ne Rumani (Foto nga Atsh)

Përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë për Shqipërinë (ERE) morën pjesë në takimin e grupit të punës për mbrojtjen e konsumatorit, të organizuar nga Shoqata e Rregullatorit të Energjisë për Rajonin (ERRA), në bashkëpunim me Rregullatorin e Energjisë për Rumaninë, shkruan “ATSH”.

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit prezantuan ecurinë e përditësimet e vendeve anëtare sa i përket aspekteve rregullatore të sektorit të energjisë dhe gazit, si dhe u diskutua mbi planin e punës për periudhën 2024 – 2026.

Ndër tematikat e takimit dyditor ishin edhe ecuria e integrimit të makinave elektrike dhe pikave të karikimit të tyre, si dhe veprimet e operatorëve të rrjetit kur klientët nuk ofrojnë akses në pajisjet matëse.

Nga përfaqësuesit e ERE-s u prezantuan çështje si përditësimet në legjislacion për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe u diskutua mbi vetëprodhuesit e burimeve te rinovueshme si dhe përdorimin e makinave elektrike në vend. (Irma)