Mjekët kërkojnë respektimin e Ligjit Antiduhan për të mirën e përbashkët
2024-03-09 15:56:44

foto nga VCG

foto nga VCG

Mjekët kërkojnë respektimin e Ligjit Antiduhan, pasi masiviteti i shkeljes tashmë është bërë një gjë normale.

Mjekët thonë se edhe pse supozohet që duhanpirja të jetë e ndaluar, shikohet se lokalet nuk e respektojnë ligjin. Sipas tyre, politikat shëndetësore për ekspozimin ndaj karcinogjenëve duhet të jenë më rigoroze. Ata bëjnë thirrje për respektimin e ligjit në të gjitha ambientet publike, për të mirë e shëndetit të përbashkët, shkruan “RTSH”.

Ligji Antiduhan pothuajse nuk po respektohet më nga subjeket. Në shumicën e lokaleve në vend, edhe në ambiente të mbyllura, mund të të tymosësh lehtësisht duhan pasi askush nuk të pengon edhe pse ligji është në fuqi.

Kjo shkelje flagrante e ligjit nuk po bëhet vetëm në ambientet publike të bareve dhe restoranteve por po ndodh edhe nëpër spitale dhe shkolla ku në teritor gjen bishta cigaresh. 

Në faqen zyrtare të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor njoftimi i fundit në muajin nëntor tregon për 136 masa administrative për shkelje të ndryshme, mes tyre edhe për duhanin. Por, muajin e fundit ka një lëvizje më të shtuar të inspektorëve në terren. 

Ligji Antiduhan nisi të zbatohej në gusht 2014 ku pati ndërgjegjësim të lartë.

Shkelja e tij përcakton gjobë për administratorin e subjektit dhe qytetarin që e konsumon. (Irma)