Nisin fluturimet direkte Tiranë-Amsterdam dy herë në javë
2024-03-09 15:39:02

Avion (Foto nga Rtsh)

Avion (Foto nga Rtsh)

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e fluturimeve direkte nga Tirana për në Amsterdam, Holandë.

Linja direkte do të operohet nga kompania “Transavia”, dy herë në javë, shkruan “RTSH”.

Të interesuarit mund t’i rezervojnë biletat në faqen e internetit të Transavia-s, njoftoi TIA.

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Komiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Damam, Stokholm Arlanda, Duseldorf, Pragë, Varshavë.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailëind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë. (Irma)