Kryediplomati italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë të jetë model për BE-në
2024-03-09 14:24:02

foto nga VCG

foto nga VCG

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të jetë një model për BE-në, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjatë një prononcimi për mediat në kuadër të kongresit të Partive Popullore Europiane, në Bukuresht.

Tajani theksoi edhe se strategjia e Komisionit Europian duhet të ndryshojë politikë dhe taktikë, duke u fuqizuar më shumë në fushën e mbrojtjes, shkruan “RTSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Më duket se PPE-ja konfirmon qëndrimin e saj me një vizion politik të Europës të së nesërmes që përfshin një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë dhe me një BE të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak. Lidhur me këtë, duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda kohës së nevojshme. Unë jam gjithashtu pro ndryshimit të traktateve në lidhje me votimin e shumicës sepse ne kemi nevojë të kemi një politikë të vërtetë industriale evropiane, përtej mbrojtjes”, tha Tajani, raportojnë mediet italiane.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt marrëveshjen me Italinë për emigrantët, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit nga Italia.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri shqiptar Edi Rama firmosi protokollin me homologen italian, Giorgia Meloni, më 6 nëntor 2023, në Romë. (Irma)