Shefi i Policisë së Shtetit takon kreun e SELEC për krimet ndërkufitare
2024-03-08 14:59:18

Shefi i Policise se Shtetit (Foto Rtsh)

Shefi i Policise se Shtetit (Foto Rtsh)

Kreu i Policisë së Shtetit shqiptar, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të SELEC, Qendra për Zbatimin e Ligjit në Europën Juglindore, shkruan “RTSH”.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi ishin diskutimet për rritjen e shkëmbimit të informacioneve mes vendeve anëtare dhe takimeve operacionale, për të goditur sa më shumë raste të krimeve ndërkufitare.  

Po ashtu, ata diskutuan edhe për të rritur bashkëpunimin mes vendeve anëtare dhe të takimeve operacionale, me synimin për të përmirësuar luftën kundër të gjitha formave të krimeve ndërkufitare, përfshirë krimet e rënda dhe atë të organizuar. (Elona)