Ekonomia gjermane pritet t'i shpëtojë ngushtë recesionit në 2024-n
2024-03-08 17:04:13

Ekonomia gjermane (Foto Allianz)

Ekonomia gjermane (Foto Allianz)

Instituti për Kërkime Ekonomike “Ifo” rishikoi parashikimin e tij të rritjes për ekonominë gjermane në vitin 2024 në 0.2 për qind nga parashikimi i janarit prej 0.7 për qind.

Ekonomia më e madhe e Europës është e paralizuar, duke rënë dukshëm prapa vendeve të tjera të mëdha europiane, bëri të ditur instituti më i madh ekonomik gjerman, citon “Xinhua”.

Ndërsa vendet e tjera europiane kanë parë një rimëkëmbje graduale që nga vjeshta 2023, ekonomia gjermane u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas “Ifo”, vlera e shtuar në industri dhe në sektorin e ndërtimit u tkurr ndjeshëm.

“Përmbajtja e konsumatorit, normat e larta të interesit dhe rritja e çmimeve, masat shtrënguese të qeverisë dhe ekonomia e dobët globale aktualisht po e zbehin ekonominë në Gjermani dhe po çojnë në një recesion tjetër”,- deklaroi eksperti Timo Wollmershaeuser në një deklaratë.

Inflacioni gjerman në vitin 2024 pritet të jetë mesatarisht 2.3 për qind, pak më i lartë se objektivi i Bankës Qendrore Europiane prej 2 për qind, sipas “Ifo”. (Elona)