Balluku: Rezervat e naftës në Shpirag janë të konfirmuara
2024-03-08 16:43:05

Shpiragu (Foto Atsh)

Shpiragu (Foto Atsh)

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se rezervat e naftës në Shpirag janë tashmë të konfirmuara dhe i takon kompanisë “SHELL” të konfirmojë se si mund ta nxjerrë këtë sasi nafte në sipërfaqe, shkruan “ATSH”.

Në një prononcim për mediet, Balluku deklaroi se kur “SHELL” të jetë gati me të gjitha informacionet e duhura, pa dyshim që ata do të dalin publikisht dhe do të japin përgjigje.

Balluku theksoi se nafta është gjetur në kilometrin e 5-të. “Është gjetur një rezervuar 1046 metra. Do të jetë fatkeqësi për Shqipërinë nëse nuk gjendet mundësia që kjo naftë, për shkak të kushteve gjeologjike, mos të dalë në sipërfaqe. Duhet të gëzohemi që nafta ndodhet aty dhe në mos sot, nesër, ajo do të dalë në sipërfaqe”, tha Balluku, e cila theksoi se nafta është gjetur dhe është konfirmuar nga kompania SHELL.

Sipas Ballukut, nafta ka cilësinë dhe kualitetin e ngjashëm me naftën e Arabisë Saudite dhe Teksasit, që janë dy standardet e cilësisë së naftës.

“Është gjetur edhe rezervuari, është 1046 metra i thellë, një rezervuar gjigant. Kur do ta nxjerrë SHELL dhe si do ta nxjerrë është çështje gjeologjie dhe problematika të tjera teknike, por që i takon kompanisë t’i thotë”, deklaroi zv.kryeministrja Balluku. (Elona)