Belshi fiton çmimin e dytë si destinacion i turizmit të gjelbër në Panairin e Berlinit
2024-03-08 16:20:52

Belshi fitues (Foto Rtsh)

Belshi fitues (Foto Rtsh)

Qyteti shqiptar Belshi fitoi çmimin e dytë si destinacion i turizmit të gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin”.

Vendimi u përshëndet nga kryeministri Edi Rama, i cili përgëzoi punën e bërë nga autoritetet vendore dhe nga sipërmarrësit, të cilët me anë të investimeve kanë përthithur turistë të huaj duke e kthyer këtë vend në një atraksion turistik, shkruan “RTSH”.

“Belshi i Rilindur fitoi çmimin e dytë si destinacion i turizmit të gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota. Një super “bravo” kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit të Bashkisë Belsh dhe sipërmarrësve të vegjël që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot”,- shkroi kryeministri Rama në “Facebook”. (Elona)

Belshi (Foto Wikimapia)

Belshi (Foto Wikimapia)