IOM: 2023-shi shënoi rritje të viktimave në rrugët e emigracionit
2024-03-08 16:33:16

Emigrantet (Foto Atsh)

Emigrantet (Foto Atsh)

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) bëri të ditur se në vitin 2023 pati rritje të numrit të personave që humbën jetën në rrugët e emigracionit në mbarë botën, qëkur të dhënat nisën të regjistroheshin në vitin 2014, bën të ditur “ATSH”.

Sipas IOM-it, u regjistruan gjithsej 8565 vdekje në vitin 2023, 20% më shumë se një vit më parë. Në total janë dokumentuar vdekjen e më shumë se 63.700 personave, pothuajse gjysma e tyre në Mesdhe, duke u cilësuar si rruga më e rrezikshme e emigrimit, me të paktën 3129 të vdekur. Më shumë vdekje ka pasur midis 2014 dhe 2017.

Ndërkohë, IOM-i ka regjistruar 254 vdekje në Mesdhe këtë vit.

Sipas IOM-it, shifrat aktuale vlerësohen të jenë dukshëm më të larta, pasi regjistron vetëm raste të verifikuara.

Nëse, për shembull, një varkë që kontrabandon njerëz largohet nga bregu gjatë natës dhe nuk shfaqet askund, vdekjet mbeten të pazbuluara.

Në përgjithësi, rreth gjysma e vdekjeve mund t’i atribuohen mbytjes, 9% aksidenteve me makinë dhe 7% dhunës.

“Çdo rast i vetëm është një tragjedi që rëndon familjet”,- tha zëvendësdrejtoresha e përgjithshme i IOM-it, Ugochi Daniels. (Elona)