Kancelari gjerman: Nuk pritet të ketë zgjidhje të shpejtë për azilkërkuesit
2024-03-08 16:37:18

CFP

CFP

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe kryeministrat e landeve besojnë se Gjermania është në rrugën e duhur për sa i përket politikës së emigracionit, por nuk presin që numri i azilkërkuesve të regjistrojë rënie shpejt, shkruan “ATSH”.

“Ndryshimet themelore kanë marrë rrugë tashmë. Mbetet vetëm që të vazhdojmë punën pareshtur për kufizimin e emigracionit të parregullt”,- deklaroi kancelari Scholz pas një takimi me kryeministrat e landeve gjermane në Berlin.

Kryeministri i shtetit të Hesen, Boris Rhein, tha se ai e konsideronte të ligjshëm diskutimin për një kufi të sipërm për azilkërkuesit.

Qeveria gjermane pritet të prezantojë në qershor rezultatet e shqyrtimit të procedurave të azilit në vendet jashtë BE-së. (Elona)