BQE mban të pandryshuara normat e interesit
2024-03-08 14:58:01

Eurozona (Foto Linguahouse)

Eurozona (Foto Linguahouse)

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi të enjten të lërë të pandryshuara normat bazë të interesit në mbledhjen e saj për përcaktimin e normave.

BQE-ja mban normat bazë të interesit në nivele të larta historike, duke qenë se është ende në rrugën e duhur për të rikthyer inflacionin afatmesëm në intervalin e synuar, shkruan “Xinhua”.

Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë marxhinale dhe lehtësinë e depozitave do të mbeten të pandryshuara përkatësisht në 4.5 për qind, 4.75 për qind dhe 4 për qind, thuhet në deklaratën e BQE-së.

BQE-ja pranon se inflacioni në Eurozonë ka qenë në rënie dhe pret që ai të vazhdojë të bjerë. Inflacioni në Eurozonë ra në 2.6 për qind në shkurt nga 2.8 për qind në janar, sipas Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian.

Parashikimet e stafit të BQE-së në mars e ulin inflacionin në 2.3 për qind gjatë këtij viti dhe 2 për qind në 2025-n.

Rritja ekonomike në bllok, sipas parashikimeve të fundit, është ulur në 0.6 për qind në 2024-n.  (Elona)