BE bie dakord për instrumentin e rritjes për Ballkanin Perëndimor
2024-03-07 15:34:33

Flamur i BE-se (Foto Atsh)

Flamur i BE-se (Foto Atsh)

Ambasadorët në BE kanë rënë dakord për mandatin negociues të Këshillit të BE-së për një reformë të ardhshme dhe instrument rritjeje për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro në grante dhe kredi, thuhet në një postim në rrjetet sociale të bërë nga presidenca belge e BE-së, përcjell “ATSH”.

Sipas deklaratës, me anë të kësaj lëvizjeje synohet përshpejtimi i konvergjencës ekonomike të rajonit me BE-në.

“Instrumenti i propozuar synon të mbështesë partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor për të ndërmarrë reforma të gjera socio-ekonomike dhe thelbësore”, theksohet në postimin e presidencës belge në “X”. (Irma)