Hyn në fuqi marrëveshja për lirinë e punësimit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi
2024-03-07 11:49:49

Marreveshja e punes (Foto Rtsh)

Marreveshja e punes (Foto Rtsh)

Ka hyrë në fuqi Rregullorja për Lëvizjen e Lirë të të punësuarve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Qytetarët e tre vendeve mund të lëvizin lirshëm në secilin prej këtyre vendeve me qëndrim deri në dy vjet për arsye punësimi.

Sipas draftit, qytetarët shqiptarë, maqedonas dhe serbë nuk do të kenë më nevojë për leje pune, por do të duhet të marrin numrin e identifikimit për portalet e shërbimeve elektronike, me të cilin aplikojnë më tej për akses falas në tregun e punës, shkruan “RTSH”.

Kjo mundësi, që shoqërohet me një kohë qëndrimi deri në dy vjet, ka ngjallur interesim, citohen të kenë thënë agjenci të ndryshme punësimi në rajon. 

Kjo nismë do të shkurtojë procedurat burokratike, humbjen e panevojshme të kohës dhe energjisë në procese të caktuara me efekt financiar dhe dekurajues që ndodhte në praktikat e së kaluarës.

Marrëveshja u nënshkrua më 3 nëntor 2022 nga 6 vende në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe parashikonte një kohë fillimi të zbatimit prej 18 muajsh. (Irma)