BE-PE, marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike
2024-03-07 15:37:24

Siguria kibernetike (Foto Atsh)

Siguria kibernetike (Foto Atsh)

Parlamenti Europian dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në zonën e BE-së, e cila siguron që vendet anëtare më të afta të përgatiten, parandalojnë, përgjigjen dhe rikuperohen nga kërcënimet ose incidentet kibernetike në shkallë të gjerë, thuhet në një deklaratë, cituar nga “ATSH”.

Belgjika kryesoi bisedimet si mbajtësja aktuale e presidencës së radhës të BE-së. Sekretari belg i Shtetit për Çështjet Digjitale, Mathieu Michel, deklaroi se marrëveshja vendos piketa të reja për qëndrueshmërinë kibernetike të Europës.

Sipas rregulloreve të reja, rrjetet e energjisë, fabrikat, aeroportet dhe spitalet duhet të përgatiten më mirë për kërcënimet e sigurisë kibernetike, si sulmet e hakerëve.

Një pjesë kryesore e paketës është një sistem alarmi i përbërë nga qendra informacioni kombëtare dhe ndërkufitare në BE. Këto qendra kanë për detyrë zbulimin dhe marrjen e masave kundër kërcënimeve kibernetike.

Ideja është të rritet efikasiteti dhe të forcohen rrjetet ekzistuese të sigurisë kibernetike për t’u përgjigjur më shpejt dhe në mënyrë proaktive.

Po ashtu, parashikohet një sistem evropian certifikimi për shërbimet e sigurisë. Qëllimi është të sigurohet besimi tek ofruesit e shërbimeve të sigurisë kibernetike.

Kompanitë private duhet gjithashtu të krijojnë një shërbim reagimi emergjent për të ndërhyrë me kërkesë të një vendi ose institucioni të BE-së në rast të një incidenti të sigurisë kibernetike në shkallë të gjerë. (Irma)