Presidenti hungarez nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
2024-03-07 09:41:16

Suedia ne Nato (FOto Msn)

Suedia ne Nato (FOto Msn)

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, nënshkroi të martën dokumentin që ratifikon pranimin e Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

“Presidenti i Republikës, Tamas Sulyok, nënshkroi vendimin e Kuvendit Kombëtar lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO”,- thuhet në deklaratën e Zyrës së presidentit, citon “Xinhua”.

Nënshkrimi i presidentit ishte i nevojshëm për të vënë në fuqi një projektligj që u miratua në Parlamentin e Hungarisë.

Hungaria është e fundit nga 31 vendet anëtare të NATO-s që miratuan ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake.

Suedia do të bëhet zyrtarisht anëtarja e 32-të e aleancës në samitin e ardhshëm në Uashington DC në korrik. (Irma)