Dy të vdekur nga sulmi i grupit Houthi në Gjirin e Adenit
2024-03-07 16:03:34

CFP

CFP

Një sulm me raketë i forcave të armatosura Houthi ndaj një anijeje tregtare në Gjirin e Adenit të mërkurën la dy anëtarë të ekuipazhit të vrarë dhe i detyroi të tjerët të braktisin anijen, sipas autoriteteve. Ky është sulmi i parë vdekjeprurës që kur ky grup filloi sulmet si reagim kundër luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës.